Trafikantët nuk i ndalin as masat e rrepta të koronavirusit

Përhapja e pandemisë nuk e ka shmangur faktin që trafikantët të mos merren me shpërndarje droge. Organizata ndërkombëtare policore Interpol ka ngritur alarmin se bandat kanë gjetur një mënyrë për të pazakontë për t’i ikur edhe policisë. Kështu shërbimi “Delivery” është mënyra e vetme që ata të transportojnë sasinë e drogës.

Në një deklaratë të bërë nga Interpol thuhet se kjo është e vetmja mundësi që grupet kriminale të mbajnë në këmbë aktivitetin e tyre të jashtë ligjshëm që sjell miliona dollarë, në kushtet kur e gjithë bota tanimë ka marrë masa të forta duke bllokuar transportin dhe kufijtë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Substanca si kokaina, marijuana e shumë lloje të tjera drogash shpërndahen me kuti picash ose me mbështjellës të tjerë të ushqimit. Dërgesat nga postierë të ushqimit bëhen përmes biçikletave, motoçikletave ose makinave që qarkullojnë me autorizim të posaçëm.

Raste të tilla janë zbuluar në Malajzi, Spanjë, Britani të Madhe etj. Sipas zyrtarëve të Interpol strukturat e policive të 194 vendeve anëtare që të gjurmojnë këtë formë të re që ndihmon kriminalitetin.

Ata kanë paralajmëruar se trafiku ndërkombëtar i drogës, kryesisht ai i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës vijon.

Droga transportohet në kontejnerët e mëdhenj të mallrave që qarkullojnë me anije, përmes atyre linjave që nuk kanë pezulluar aktivitetin pavarësisht përhapjes së virusit.

Klan Plus