Ngrohja klimatike ka ndikuar në shfaqjen e virusit Sars Cov2. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga universiteti Cambridge dhe i publikuar në revistën Science.
Në studim ka dalë në pah lidhja mes kushteve klimatike të pyjeve të Kinës Jugore dhe shfaqjen e versioneve të reja të koronavirusit nëpërmjet lakuriqëve të natës.
Me rritjen e temperaturave, të dritës diellore, të dioksidit të karbonit në atmosferë ndryshimi klimatik ka modifikuar habitatet natyrale të sananës tropikale dhe të pyjeve, duke u bërë mjedise shumë të përshtatshme për lakuriqët e natës.
Dhe rezulton se janë rritur 40% speciet e këtyre të fundit në pyjet e pjesës jugore të Kinës, ku janë zbuluar 100 lloje koronavirusi që kanë origjinë nga lakuriqët e natës në këtë zonë. Ndërsa në botë deri tani numërohen 3000 lloje koronavirusi ku lakuriqët kanë shërbyer si mbartës dhe transmetues.
Në kërkim theksohet se është vërejtur rritje e madhe e specieve të lakuriqëve të natës edhe në Afrikën Qendrore dhe në Amerikën qendrore dhe jugore.
Klan News