Brenda një dite, tre shtete nisën hetimet ndaj rrjetit më të madh social, Facebook. Hetimi nisi një ditë më parë lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve. Hetimet ndaj Facebook kanë nisur në SHBA, Kanada dhe Irlandë.

Autoritetet irlandeze po hetojnë ekspozimin e emaileve të përdoruesve, ndërsa Kanadaja po padit kompaninë për mënyrën e ruajtjes së të dhënave. Në një hetim të tretë, avokati i përgjithshëm i New York po heton mënyrën e marrjes së paautorizuar të kontakteve të përdoruesve të Facebook.

Mungesën e elementëve të sigurisë e ka pranuar vetë Facebook, kur gjatë muajit të kaluar raportoi se për shkak të një gabimi në ruajtjen e të dhënave, punonjësit e kompanisë kishin parë fjalëkalimet e përdoruesve. Në një rast tjetër, Facebook kishte bërë me dije se ishin ekspozuar në internet miliona kontakte nga emailet e përdoruesve të rrjetit social. Facebook thotë se e ka marrë seriozisht hetimin për ekspozimin e miliona fjalëkalimeve të përdoruesve. /

tvklan.al