Del në ankand fotoja ikonë e Jennifer Aniston
Kjo foto nudo e aktores hollivudiane Jennifer Aniston ka dalë në ankand, me qëllim mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor amerikan, në përballjen me koronavirusin.
Iniciativa është e fotografit Mark Selinger, i cili ka zgjedhur 25 personazhe gjithsej dhe aktorja e ka mbështetur plotësisht.

Fotoja u realizua nga Selinger, në 1995 për kopertinën e “Us Magazine”, teksa Aniston ishte në kulmin e popullaritetit të saj me rolin e Rachel Green, protagoniste e serialit të famshëm Friends.
Më këmbët e kryqëzuara që i mbulojnë gjoksin, me një vështrim të pastër, fotoja nuk është erotike, përkundrazi përçon pafajësi dhe pastërti.
Tv Klan