Këtë vit tendencat e çantave të vjeshtës, nuk janë vetëm të lakmueshme më së shumti ato kanë të bëjnë me rizbulimin e stilit personal. Markat më në zë të modës jo pak herë prezantuan në sfilatat e tyre çantat që do u “rrëmbenin” zemrën të gjitha vajzave.
Qershi e errët
Ajo është dominante kudo, në flokë thonj, këpucë dhe s’kishte se si të mungonte dhe në çanta. Markat më luksoze si Gucci, Fendi, Ferragamo, JË Anderson, kanë përqafuar këtë ngjyrë, duke ekspozuar në pasarelat e modës çantat e tyre “të zjarrta”. Sipas stilistëve, kjo ngjyrë kombinohet bukur me të zezën, blu, gri dhelu xhins, duke i kthyer këto çanta në investime të vlefshme që do të vishen përtej sezonit të vjeshtës.
Çanta me gurë
Pista vjeshtë-dimër e Chloe-s ishte ndoshta shfaqja më e përfolur e sezonit, duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm të çantave me gurë ose zbukurime të tjera, të një stili “vintage”.
“Silueta e gjysmëhënës”
Ky sezon shfaqi disa forma të veçanta që direk të tërheqin vëmendjen dhe të bëjnë për vete. Modelet e Loeeëe dhe Chloé ecën në pasarelat e modës duke mbajtur në krah një çantë më ngjyra të ndezura si qershia e errët, jeshile e ndezur apo dhe lela, në formën e gjysmëhënës. Dizajni praktik është i kombinueshëm dhe i përshtatur për përditshmëri.
Çantat me rripa, doreza të veçanta dhe aksesorë të shtuar
Mund të konsiderohen si ekstra, por rripat e ekzagjeruar zbukuruan pasarelat në Prada, Tory Burch, Jil Sander dhe Moschino duke u shndërruar kështu në një nga tendencat më të papritura të çantave për këtë sezon. Detajet, disa thjesht dekorative dhe disa të thera deri diku funksionale janë një prirje tjetër drejt stilit individual, duke dëshmuar se edhe nëse forma apo ngjyra e çantës suaj nuk të bën të kthesh kokën, rripat dhe mënyra se si e mban në krah mund të bëjë të bëjë që të mos ia ndash sytë.
/tvklan.al