“Herët si gjithmonë sepse bëj atë stërvitjen e trupit”, kështu e nisi sot rubrikën e tij “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama. Pa vonuar, ai u ndal tek masa e caktuar të Mërkurën në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama theksoi se Veliaj është në statusin e të dyshuarit me prova të pamjaftueshme, jo të pandehurit!
Kreu i qeverisë shtoi se është pikërisht kjo arsyeja pse ai dhe Partia Socialiste kanë këtë qëndrim ndaj institucionit ligjor, për rastin konkret.
“Study history” ka thënë Churchill, aty gjenden sekretet e shtetbërjes. Tani ky ishte mendimi i parë sa kam hapur sytë. Jeni të sigurt që e dinë të gjithë që jemi në këtë diskutim prej 3 ditësh, ndryshimi mes të dyshuarit dhe të pandehurit?! I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria është e vetëfijshme që nuk i ka provat e mjaftueshme për të ngritur akuzë. I pandehuri është pikërisht dikush për të cilin prokurori shkon para gjykatësit i thotë dua burg për këtë person, nxjerr provat. Kryetari i bashkisë së Tiranës që dje iu dha masa e arrestit me burg, nuk është i pandehur. Prokurori sipas tij ka dyshime të mjaftueshme bazuar në prova të pamjaftueshme, sipas tij. Statusi i Erion Velisë sot tregon pikërisht këtë gjë.”
Më tej, deklaroi se pa mazhorancën dhe vetë atë, nuk ka SPAK!
“Të gjithë ata që vunë kujën, ç’pati Rama, të mbrojmë SPAK-un? Iu vu SPAK-ut…Nëse Rama në betejën e tij, harrojeni SPAKun, nuk keni SPAK. Pa Ramën dhe Partinë Socialiste nuk ka SPAK, sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative, më jepni votën të shkrij SPAK-un. Nëse nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, s’e garantojnë ato të atyre partiçkave që kanë të re vetëm moshën e kryetarit të tyre. Mendojnë që SPAK do u heqë qafe kundërshtarët dhe këta do rriten sepse është lis i madh Partia Socialiste, nën hijen e tij nuk mbin dot gjë tjetër.
Nuk jam unë që kontestoj ndonjë provë duke iu kundërvënë SPAK, siç kanë vënë kujën. Por statusi i Erionit si i dyshuar…Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon! Deri tani, në gjithë atë dosje nuk ka një paragraf të vetëm, unë nuk e kam lexuar…Por kam kërkuar më jepni një paragraf që tregon se ai ka kryer një veprimtari të paligjshme, siç kam parë më shumë se një kur na është dashur të votojmë heqje imuniteti në Kuvend”, tha Rama.
/tvklan.al