Muaji Shkurt shënon fillimin jozyrtar të sezonit turistik në ishullin grek të Santorinit, kohë kur edhe mbërrijnë anijet e para.

Por me mijëra tërmete që kanë tronditur ishullin që nga Janari dhe kur ende nuk dihet se do të përfundojë kjo situatë e tillë banorët druhen se industria e turizmit mund të përballet me një vit të vështirë, shkruan media britanike BBC.

Por edhe nëse turistët zgjedhin sërish këtë vit të vizitojnë këtë destinacion të njohur, hotelet ende përballen me mungesën e stafit për t’i shërbyer turistëve.

Santorini, një nga vendet më të vizituara të Greqisë mbështetet shumë te punëtorët sezonalë që vijnë nga zona të tjera të Greqisë dhe jashtë vendit, të cilët ndihmojnë 15,000 banorët e përhershëm të ishullit për t’u shërbyer mijëra turistëve.

Nuk është vetëm në verë që ishulli kërkon një fuqi punëtore të përkohshme, por tani është koha që nevojiten punëtorët e ndërtimit për të rinovuar hotelet përpara sezonit turistik.

Kjo punë është ndalur për shkak të shqetësimeve për sigurinë nga tërmetet, dhe pronarët e hoteleve të shqetësuar se punëtorët do të shkojnë diku tjetër po i bëjnë presion qeverisë që të vazhdojë të shlyejë pjesën më të madhe të pagës së tyre derisa puna të fillojë përsëri.

Deri më tani autoritetet lokale nuk kanë raportuar anulime te rezervimeve, por ajo që vihet re është se ka një rënie të prenotimeve dhe ekspertët e industrisë paralajmërojnë se nëse situata vazhdon edhe për një muaj, ndikimi tek bizneset mund të jetë katastrofik.

Klan News