Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha “se kryebashkiaku Erion Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit, me qëllimin për t’i mbyllur gojën”. Ai vijoi me akuzat e rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Nëse bën kërcënimin më të vogël, do kesh ndëshkimet më të tmerrshme! (paralajmëroi Ramën) E ka bërë me Lefterin (ish-ministri) e çoi në Durrës dhe i tha fol po deshe. Tani të njëjtën gjë po i bën Erionit! Sa kam parë… asnjë militant! Kam parë vetëm policët dhe rrogtarët e bashkisë te SPAK, që është absolutisht e dënueshme. Po tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës, që t’ja mbyllë gojën. Një kod mafioz i tmerrshëm“, tha Berisha para se të futej në Parlament.
Kujtojmë se jo më larg se mëngjesin e sotëm, edhe kreu i qeverisë vijoi me ironitë dhe epitetet e tij karshi kundërshtarit kryesor politik.
/tvklan.al