Nuk ka qetësi nga dëmtimet te Juventusi. Lojtari i fundit që ka përfunduar në infermieri është shtuar edhe mbrojtësi Nicolo Savona.

Bëhet fjalë për një problem muskulor, në kofshën e djathtë. Kjo u konfirmua nga Juventusi, ndërsa koha e rikpuerimit pritet të jetë rreth pesë javë.

Probleme pas ndeshjes me Cagliari-n shfaqën edhe Andrea Cambiaso e Douglas Luiz. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të tyre, por do të ketë një njoftim të dytë.

Juventusi është një nga klubet më të prekura nga dëmtimet e shumta. Bardhezinjtë kanë humbur disa lojtarë këtë sezon, kryesisht në repartin e prapavijës.

Kanë mbetur jashtë për shkak dëmtimi lojtarë si Bremer dhe Juan Cabal, të cilët kanë mbyllur sezonin. Po ashtu edhe Milik, Kalulu dhe Veiga. /tvklan.al