Jude Bellingham ka dalë për herë të parë në publik, me partneren e tij të re. Mesfushori anglez, u shfaq në stadium në ndeshjen Real Madrid-Girona, i shoqëruar nga Ashlyn Castro.
27-vjeçarja është modele amerikane, nga Los Anxheles. Thuhet se njohja mes tyre, ka nisur në verë, kur Bellingham kaloi pushimet pas Europianit në Los Anxheles.







Ata e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, deri sa u zbuluan pak javë më parë dhe tani kanë dalë në publik.
Bellingham aktualisht është i pezulluar në La Liga dhe Champions League, por duket se gjithçka për të po shkon në mënyrë të shkëlqyer jashtë fushe.
Ashlyn Castro dhe Jude Bellingham kanë nisur bashkëjetesën mes tyre në Madrid, aty ku mesfushori qëndron prej dy vitesh, kur u transferua te Reali.
/tvklan.al