Deri i zjarrtë i Stambollit, mes Galatasaray dhe Fenerbahce nuk prodhoi fitues. Dy ekipet ndanë nga një pikë mes tyre, e cila i bën më shumë punë Galatasaray-t.

Këta të fundit mbeten në krye me 64 pikë, 6 pikë më shumë se rivalët e përjetshëm. Nëse ndeshja në fushë ishte e qetë dhe pa shumë tension, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për atë që ndodhi në tribuna.

Pavarësisht se për këtë përballje, kishte forca të shtuara policie, tifozët e gjetën mënyrën për tu përplasur mes tyre.

Tifozët e Fenerbahce, sulmuan vendasit, duke hedhur flakadanë nga sektori i tyre, drejt atyre kundërshtarë.

Për disa minuta ishte e pamundur që të ndaloheshin, duke sjellë edhe lëndime te tifozët e Galatasaray-t. /tvklan.al