Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Më në fund u regjistrua, kandidati, që i bën të gjithë të dridhen në 11 Maj

Lulzim Basha ka përdorur një artificë ligjore, për t’u regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Basha do të garojë nën siglën e “koalicioni euroatlantik”, duke pretenduar rezultat të mirë në këtë sfidë elektorale pa PD-në.

“Hajde mbush një bidon”, vaj ulliri me përzierje të rrezikshme, aksioni

Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet, që banojnë në Shkodër, ku shesin vaj ulliri. Ata e reklamojnë vajin si ekstra të virgjër, por denoncuesit thonë, se vaji është përzierje. Madje, kur ne transmetuam një rast mashtrimi me vajin e ullirit në Kucovë, Edisoni fshehu pajisjet e përzierjes, duke e zhvendosur këtë proces në shtëpinë e prindërve në Dimal. Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër.Ne provuam të blejmë vaj, dhe bashkëshortët Beshiri na siguruan për cilësinë e produktit.Më pas e cuam vajin për analiza dhe rezultoi, se nuk ishte as vaj extra i virgjër, as i virgjër, por mund të ketë përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit.Këtë na e shpjegon Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin.Me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Beratit ,Edina Kurti, u kryen kontrolle njëkohësisht në Dimal dhe në  Shkodër, ku bashkëshortët kryenin prej disa kohësh shitjen e produktit.U sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti, me të cilin shitej vaji.Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit, ku kryhej veprimtaria. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit përa akuzat  “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.Avokati Arben Llangozi, thotë, se ky ishte një aksion shumë  i madh, që u shërben konsumatorëve.

“I ra me shkelm në këmbë e në stomak me krah”…, në tekstet shkollore

Një prind i një fëmije, që studion në klasën e katërt, shpreh shqetësimin për përmbajtjen e teksteve shkollore. Ne tregimet për fëmijë, shpesh jepen mesazhe të dhunshme aspak edukative. Psikologia Gejsi Anamali shpjegon, se  këto tekste stimulojnë rritjen e fëmijëve të dhunshëm.Prej shumë vitesh tashmë, shkollat punojnë me altertekstet. Shtëpitëbotuese përzgjidhen nga Ministria e Arsimit e më pas nëpër shkolla, komisionet zgjedhin teksin, që duan. Sipas ekspertit të arsimit, Ndricim Mehmeti, konflikti i interesit fillon që në ministri e përfundon te mësueset. Sipas tij, tregu i botimeve shkollore është rreth 35-50 milionë euro. 

/tvklan.al