“Dashnor Dumani mund të japë sqarime më shumë për ngjarjen në Bradashesh”

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka zbardhur ngjarje të tjera të rënda të ndodhur në qytetin e Elbasanit ndër vite. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë Dumani flet edhe për atë që njihet si masakra e Bradasheshit, në 28 Dhjetor 2018. Në atë ngjarje u ekzekutua Indrit Aleibej i njohur si “tarzani”, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia. I penduari i drejtësisë ka implikuar në këtë ngjarje edhe vëllain e tij të vogël Dashnor Dumani.

Ai thekson se Fatos Gose një nga të arrestuarit e ‘Plumbit të Artë’ ka pasur rolin e informatorit, ndërsa i vëllai ka marrë pjesë në ngjarje. Gose u ka treguar ekzekutorëve, vendodhjen dhe lëvizjet e Alibejt. Nuredin Dumani u ka thënë agjentëve të BKH-së për masakrën e Bradasheshit sqarime më të detajuara mund të japë vetëm vëllai i tij Dashnor Dumani.

Gjatë përballjes me Gosën, Nuredin Dumani ka treguar se ai ka qenë informator edhe në vrasjen e Andi Zylyfit në Peqin. Ngjarja ka ndodhur më 13 Dhjetor të 2019. Supas informacioneve Zylyfi është kushuriri i Indrit dhe Erjon Alibejt. Ky i fundit është i arrestuar nga SPAK, për urdhërimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Erjon Alibej po ashtu është zbërthyer para SPAK dhe deklarimet e tij janë duke u verifikuar nga hetuesit. Alibej ka dhënë detaje për disa ngjarje në qytetitn e Elbasanit.

Dosja e operacionit ‘Plumbi i Artë’ është në fazën e seancës paraprake dhe do të vendosë nëse do të kalojë për gjykim. Deri më tani nga thëniet e Nuredin Dumanit janë zbardhur 27 ngjarje të rënda kriminale. Burime bëjnë me dije se ka folur edhe për çëshjte të tjera të cilat janë duke u hetuar nga SPAK. 

Klan News