Parisi është gati për të pritur Lojërat Olimpike të kësaj vere. Këtë të premte, në kryeqytetin e Francës ngrihet sipari i edicionit 2024, duke premtuar spektakël dhe rekorde. Për një sportist medalja olimpike ka një vlerë të paçmueshme, por në fushën e vlerave në treg, medaljet kanë një vlerë relativisht të ulët.
Lajmi i madh për Olimpiadën e Parisit ka të bëjë me Kullën Eifel. Secila prej 5084 medaljeve të prodhuara për Parisin përmban një copëz nga ky monument Kullës Eifel, konkretisht 18 gram.
Fituesit absolut të garave në Paris do të kurorëzohen me medaljen e artë, e cila kap një vlerë tregu prej 700 Eurosh. Një vlerë e cila, nëse medalja do të ishte tërësisht prej ari, do të rritej në mënyrë monstruoze në gati 30 mijë euro.
Medalja e argjendtë do të kushtonte pak më shumë se 400 euro, ndërsa ajo e bronztë vetëm 7 euro. Produkti është përbërë nga bakri dhe zinku, duke pasur një vlerë të papërfillshme në treg. Një fakt subjektiv pasi një sportist do të bënte çmos për të marrë medaljen e bronzit në shtëpi.
Klan News