Spiker: Drini Zeqo
Headlines 13 Shkurt 2025
Rama: Nuk ka SPAK pa mua dhe PS. Nuk po ushtroj trysni, por Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur
Kryeministri Rama hodhi poshte akuzat se po ushtron trysni ndaj SPAK me kritikat per arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se pa të, dhe pa Partine Socialiste, nuk ka SPAK, por me reagimet e tij kerkon vetem respektimin e standardeve demokratike.
Tensione në Kuvend për arrestimin e Veliajt. Flamur Noka tenton të godasë Taulant Ballën
Parlamenti u pershi ne debate te ashpra mes mazhorances dhe opozites per arrestimin e Erion Veliajt. Berisha thote se kryebashkiakut po i behet presion qe te mos flase kunder Rames, ndersa Flamur Noka tentoi te qelloje me shishe Taulant Ballen.
SPAK kërkon 3 vite burg për Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës, në gjyq për dy akuza
SPAK i kërkoi sot gjykatës të dënojë me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie. Dënim me burg u kerkua edhe për dy ish-zyrtarë të kësaj bashkie.
Rama: Shqipëria, gati të çelë grup-kapitullin e tretë me BE. Prezantohet moduli i IA, ndihmë për negociatat
Kryeministri Rama deklaron se qeveria ka marre njoftimin nga Bashkimi Europian për çeljen e grup-kapitullit te tretë te negociatave. Në ndihmë të ekspertëve që po punojnë për përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe Inteligjenca Artificiale.
Gripi agresiv sezonal “zhvendoset” në qytetet e vogla. Ulje me 20% të kurbës në rang vendi
Infeksionet respiratore kane pësuar ulje me 20% qe nga piku i epidemisë se gripit, i cili tashmë është shtrirë në qytetet e vogla. Ekspertët thonë se piku i kurbës së infeksioneve këtë dimër ishte 33% më i lartë se një vit më parë.
Lara Colturi e shtata në slalomin gjigand të Austrisë: Jam shumë e kënaqur me paraqitjet e mia
Makina përplas turmën, 27 të plagosur në Mynih. Policia arreston autorin, një 24-vjeçar nga Afganistani
Prag tragjedie ne Mynih. 27 persona u plagosën pasi një azilkërkues afgan hyri me shpejtësi me nje makine mes një grupi protestuesish. Policia arrestoi 24-vjeçarin dhe dyshon për një ngjarje të qëllimshme.
/tvklan.al