Të ftuar:

Nikolin Jaka – Kryetar i Dhomes së Trektisë dhe Industrisë

Gjergj Buxhuku – Konfindustria

Gjergj Bojaxhi – Analist

Sokol Kolgjini – Kryetar i Shoqatës së Biznesit Kukës

Mira Pagaçi – Drejtore e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë

Artan Hoxha – Analist

Safet Gjici – Biznesmen

 

Një kolltuk ka mbetur bosh sot në emisionin “Opinion”, pasi njëri prej të ftuarve nuk ka ardhur. Sikurse vetë Blendi Fevziu ka thënë në fillim të transmetimit, i ftuari i tetë i emisionit të sotëm ka njoftuar vetëm 2 minuta para nisjes së transmetimit, se për shkaqe shëndetësore nuk do të paraqitej në emission.

Por njëkohësisht, Blendi Fevziu është shprehur se një tjetër i ftuar, ka anuluar paraqitjen në emision, gjithashtu për arsye shëndetësore, por ky i fundit kishte njoftur rreth orës 20:30, duke lejuar kështu stafin të merrte masa për ta zëvendësuar mne dikë tjetër.

“Ndoshta ka rënë ndonjë epidemi”, u shpreh Fevziu në transmetim direkt.

Sot në “Opinion” po flitet për taksën e Rrugës së Kombit.

Siç duket vendimi i qeverisë shqiptare për vendosjen e pagesës për Rrugën e Kombit ka qenë i ngutshëm.

Gjithashtu, ky vendim ka nxitur shumë debate si brenda vendit, po ashtu edhe në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit në Kukës, Sokol Kolgjini, të martën, në emisionin ‘Opinion’ është shprehur se qeveria nuk duhet të rrezikojë 24 milion euro.

Kolgjini tha se rrezikon 10 përqind e turizmit ose 1.67% e ekonomisë, shifrat janë marrë nga strategjia kombëtare e turizimit 2014-2020, e cila është hartuar nga Banka Botëre, FMN etj.

Ai tregoi se pikërisht ajo pagesë ndikon në pakësimin e vendeve të punës, pasi bie turizmi ditor.