Nga sot ka vetëm dy gjini! Kështu u shpreh Donald Trump menjëherë pasi mori detyrën si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është një gjë prej të paktave me të cilat bie dakord me Donald Trump edhe Gjergj Bojaxhi. Ai u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se atë që çdo person bën në dhomën e tij është puna e tij, por nuk është dakord me idenë e gjinive të treta apo të katërta.

“Me thënë të drejtën kjo është një nga gjërat nëse unë do të thosha që mund të bie dakord me dy tre gjëra që ka bërë Trump kjo është një nga gjërat. Për mua personalisht kjo puna e gjinive të treta, të katërta, të pesta më është dukur gjithmonë një idiotizëm. Nuk e kuptoj pse e majta në Amerikë e kishte përqafuar këtë gjë. Për mua është OK, se çfarë bën çdo individ në dhomën e gjumit është puna e tij, por në shoqëri ke martesa. Martesa është mes një burri dhe gruaje. Do të bësh bashkëjetesë? Vër një emër tjetër”, tha Bojaxhi./tvklan.al