Në inaugurimin e Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA-ve të pranishëm ishin shumë figura botërore. Krah tij qëndruan dhe miliarderët më të mëdhenj të botës si Elon Musk, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Tim Cook.

Pak ditë pas ceremonisë së inaugurimit vëmendje nuk tërhoqën vetëm vendimet ekzekutive të Trump, por pikërisht dhe prania e këtyre figurave në ceremoni, që qëndronin krah Presidentit të SHBA-ve.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan duke folur pikërisht për këtë, këndvështrimet e të ftuarve ishin të ndryshme. Këndvështrimet të cilat sollën dhe një lloj “përplasje” në studio siç mund të cilësohet e tillë kundërshtimi mes batutash e Blendi Fevziut dhe analistit Gjergj Bojaxhi. Ky i fundit duket se ka një “problem” me të pasurit dhe kjo nuk i shpëton Fevziut, i cili nuk e lë pa një përgjigje.

Nikola Kedhi: Gjithë këta kanë qenë nga ana e majtë e qeverisë amerikane, të administratës së majtë dhe unë nuk e kam parë këtë shqetësimin e madh as me vizitat e shpeshta të Alexander Soros në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Për t’u shqetësuar ishte bashkëpunimi i tyre me administratën Biden dhe me të gjithë të majtën botërore për të censuruar kundërshtarët ideologjikë të së majtës.

Blendi Fevziu: Në administratën e kaluar amerikane një prezencë kaq e fuqishme, unë nuk e di se sa miliarda dollarë janë dhe se kaq prezencë botërore nuk ishte kaq evidente.

Nikola Kedhi: S’ka qenë vizive.

Blendi Fevziu: Po vizive po them, shiko se dhe vizivja është mesazh.

Nikola Kedhi: Ata vazhdojnë të jenë të majtë.

Blendi Fevziu-Gjergj Bojaxhi: Ti ç’ke me këta të pasurit?

Gjergj Bojaxhi: Nuk kam asgjë me të pasurit unë. Unë thashë nuk kam problem që ata janë aty. Janë nga frika aty, përveç Musk-ut që është. Ata të tjerët nga frika jo nga qejfi, kështu që mua më shqetëson fakti se përse ata duhet të kenë frikë, nuk më shqetëson fakti që ata janë aty në vetvete./tvklan.al