Të ftuar:
Anila Basha – Gazetare
Prenc Zogaj – Gazetar
Andi Bejtja – Gazetare
Elvis Iljazaj – Gazetar
Juli Xhokaxhi – Gazetare
Andi Bejtja mendon se pika e vlimit e përplasjes mes opozitës dhe qeverisë mund të arrijnë në 30 qershor, ditë kur janë dhe zgjedhjet lokale.
Në Opinion, gazetari tha se nëse nuk do të ketë tërheqje kjo datë mund të vijë dhe një përplasje civile.
“Kjo situatë do rrezikohet më shumë. Ka një datë, data 30 do jenë zgjedhjet. Çfarë do bëjnë këta njerëz. Përplasja reale pritet të jetë 30 qershori. Do jetë një pikë që do ndërrojë gjithçka. Një lider vizionar dhe mund të tërhiqej. Po shkojmë në një përplasje civile”.
Nga ana tjetër analisti politik Ervis Iljazi tha se qeveria po përdor mjete ushtarake për të siguruar rendin publik.
“Kjo do jetë një ndeshje me pikë, opozita për një kohë të gjatë duhet të detyrojë qeverinë të kthejë kokën drejt saj. Përdorimi i gazit lotsjellës, mjetet ushtarake po bëhen të zakonshme për të mbrojtur rendin publik. Është e lehtë por nuk është e duhura. Protesta nuk ka qenë e dhunshme, kjo është strategji e kryeministrit. Nuk do të jap asnjë imazh në mediat shqiptare të një përplasjeje mes policëve dhe qytetarëve”, tha Iljazi.
Zjarri djeg katedralen e Notre Damme!