Anila Basha, gazetare e njohur dhe e para grua anëtare e Komitetit Ekzekutiv në FSHF… E ftuar sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ajo foli për gjithë punën e saj për t’i dhënë prioritet futbollit të vajzave.


Por si nisi dashuria e saj për futbollin?

“Karrierën time e kam nisur si gazetare sportive, kam raportuar për ekipin e Lushnjes. Pastaj u rrita gradualisht dhe e pëlqeva futbollin, e ndiqja jashtëzakonisht shumë nëpër stadiume. Dhe njëfarë kohe kam qenë afër ekipit të Tiranës edhe për shkak të miqësisë time me drejtuesit. Jam anëtare e Komitetit Ekzekutiv, e para grua në 100 vjet”, u shpreh Basha.

Sipas saj, futbolli i vajzave në Shqipëri ka njohur zhvillim të madh vitet e fundit.

Anila Basha: Futbolli i vajzave në Shqipëri është zhvilluar shumë. Sot po bëhet fushatë për gjetjen e vajzave shqiptare futbolliste në vendet nordike, po i mbledhim për Kombëtaren. Kanë shprehur interes gati 100 vajza, janë me origjinë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Që prej vitit të kaluar jam zgjedhur anëtare e Komitetit të Vajzave në UEFA, dhe atje vëmendja është te futbolli i vajzave. Kemi shpresa për Euro 2025. Ka edhe Champions League, njëlloj zhvillohet… Me ndryshimet e fundit, UEFA do shtojë dy Liga për të mos patur më këto “ndeshjet e vdekura”.

Që prej Nëntorit 2023, Basha është anëtare edhe e Komisionit të Futbollit të vajzave në UEFA.

/tvklan.al