Baton Haxhiu: Ai që po flet llaka-llaka të shkojë në shtëpinë e vet

Në një lidhje direkte në studion e “Opinion”, Baton Haxhiu komentoi zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta.

Baton Haxhiu, gjykon se pozicionimi i Presidentit Meta moralisht janë problematike, por politikisht legjitim.

Moralisht problematik sepse Presidenti përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim, sepse ai do të krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Në një farë mënyrë, Meta i bën një lloj shantazhi opozitës e cila i është larguar dhe orientimin politik, po flas për zotin Basha, e ka të një perspektive tjetër politike dhe ndoshta një marrëveshje të ardhshme për zgjedhjet në Shqipëri, ose edhe një koalicion i madh, ku e dimë”.

Sipas Haxhiut, opozita e kryesuar nga Basha, ka një mundësi, por edhe kryeministri Rama, që dëshirojë të largohen nga partitë e vogla.

Ndërkohë një koment nga studio nga Andi Bejtja nuk është pritur mirë nga Baton Haxhiu.

Baton Haxhiu: Ligjërisht a ka të drejtë? Është çështje që nuk e interpretoj dot…

Andi Bejtja: Po atëherë ç’bën llaka-llaka kot o burrë…

Baton Haxhiu: Unë nuk ofendoj askënd, ai që po flet llaka-llaka të shkojë në shtëpinë e vet dhe të mos e përdor studion në mënyrë të pamoralshme.

Andi Bejtja: Hë mos ë nuk thash ndonjë gjë…

Baton Haxhiu: Nëse ka argumente le ti thotë, llaka-llaka nuk përdoren në studio… /tvklan.al