Të ftuar:

Mesila Doda,

Erisa Spiropali,

Genti Strazimiri

Lidhje direkte me: Arjan Curri

Pedagogu i UET-së, Arjan Curri të enjten është shprehur se atmosfera në Greqi është shumë e qetë, atje duket se partitë politikë janë marrë vesh me njëra-tjetrën, krejt ndryshe nga vendi ynë. Curri tha se në Greqi ekziston një optimizëm që mosmarrëveshjet historike me Shqipërinë janë drejt zgjidhjes. Ai deklaroi se Greqia është duke pretenduar për të marrë rolin e liderit në rajon.

Curri

Në politikën greke kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, kryeministri jo vetëm që njofton opozitën por ka edhe konsulta me Kishën greke që ka një rol politik të jashtëzakonshëm. Kështu që ata janë si një trup i vetëm përsa i përket politikës së jashtme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri të enjten është shprehur se nogociatat mes palës shqiptare dhe asaj greke për marrëveshjen e hapësirës detare mes dy vendeve janë negociata motelesh. Strazimiri tha se është e pamundur të kesh besim tek kjo qeveri për arsyen e vetme se duhet të shkosh me disa çështje historike thelbësore pasi të kesh marrë një konsensus të gjerë jo vetëm të klasës politike shqiptare, por edhe më gjërë.

Deputetja e PS Elisa Spiropali është shprehur se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk është finalizuar, sipas saj ajo është ne negocim.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’ Spiropali ka deklaruar se Shqipëria nuk do të lëshojë asnjë centimetër më shumë nga sa i takon. Spiropali tha më tej se për tre vite qeveria Rama nuk zbatoi marrëveshjen e vendprehjes së ushtarëve grekë, pasi qeveria sipas saj kërkonte të negocionte në të gjitha pikat.

*****

 

Sot në parlament!