#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Këtë të enjte opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Përplasjet në Kuvend, protesta e vazhdueshme para Bashkisë së Tiranës tregojnë që situata politike në vend është e tensionuar. Kritika dhe tensione të vazhdueshme ka shkaktuar edhe vizita e kryeministres Giorgia Meloni në Gjadër ku do të ngrihen edhe kampet e që do të presin refugjatët afganë të shpëtuar në det nga marina italiane. Kjo çështje si dhe reportazhi i emisionit “Report” të transmetuar në Rai3 diskutohen në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Shenja gjaku në makinë, gazetari tregon si u largua Gerald Shehu. Ndalohen edhe 2 persona të tjerë

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës në Dhërmi të Himarës ku mendohet se një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri. Viktima dyshohet se është Eraldo Nevruzi pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij, ndërsa autori Gerald Shehu. Ky i fundit u arrestua në Korfuz teksa tentonte të ikte në Angli.

Gazetari Merin Maçi tregoi se çfarë ndodhi dhe si u njoh policia me ngjarjen.

“Ngjarja ka vënë policinë në alarm nga vetë punonjësit e hotelit Greccia të cilët mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 i janë drejtuar komisariatit të Himarës për të denoncuar humbjen e kontakteve me kolegun e tyre, Erald Nevruzi. Prej ditës së djeshme nuk kishte kontakte me kolegët e tij. [Erald Nevruzi] Ishte recepsionist në hotelin ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja e rëndë dhe humbja e jetës e 31-vjeçarit”, tha gazetari.

Megjithëse ngjarja u denoncua në mëngjes dyshimet, sipas të gjitha ekzaminimeve, janë që të ketë ndodhur pak pas mesnate në hotel. Gazetari tha se nga momenti kur dyshohet se është regjistruar ngjarja e deri kur shfaqet për herë të parë makina e autorit të dyshuar, janë rreth 3 orë e 30 minuta.

“Sipas hetuesve dyshohet janë orë që autorit të dyshuar Gerald Shehu i kanë shërbyer për të pastruar vendin e ngjarjes”, tha gazetari.

Në dhomën ku akomodohej Nevruzi ka pasur shenja gjaku. Ajo që ka ngritur dyshimet e policisë kanë qenë pikërisht shenjat e gjakut dhe sendet e tij personale që ndodheshin aty. Këto veprime nuk ngrinin dyshime se ai ishte larguar për të braktisur vendin e punës, apo për të vijuar jetën e tij.

“Sipas dyshimeve të policisë vrasja është kryer në ambientin ku akomodohej, në pjesën e jashtme të hotelit. Deri tani nuk është sherr momental. Po verifikohen disa pista pasi ka dyshime që njohja e tyre nuk është vetëm njohje si punëdhënës dhe punëmarrës, por kanë një njohje përtej punës në hotelin. Konfliktet fillimisht kanë qenë verbale gjatë ditës së djeshme, të cilat janë deklaruar edhe nga punonjësit dhe duket se ka agravuar në këtë moment. Në dhomë dyshohet se është kryer ngjarja. Dyshohet se në dhomë është bërë fshehja e kufomës, pra është mbuluar dhe me materiale është transportuar drejt makinës tip Audi Q7. Edhe personi që është vrarë rezulton që një pjesë të kohës vitet e fundit ta ketë kaluar në shtetin britanik çfarë ku dyshohet se është krijuar njohja mes autorit dhe viktimës, çka dyshohet të ketë pasur një konflikt në të shkuarën”, tha gazetari.

Gerald Shehu është person që ka pasur probleme me drejtësinë në të shkuarën, por sipas gazetarit, jo probleme të theksuara. Falë makinës Audi Q7 të autorit, policia ka mundur të ndjekë të gjitha lëvizjet e tij.

“Është bërë ndjekja e itinerarit të Audit Q7 ngjyrë e bardhë që ishte. Nga hoteli ka marrë drejtim për në qytetin e Sarandës. Në afërsi të portit në një garazh ka braktisur këtë automjet që është gjetur nga policia falë ndjekjes së itinerarit. Brenda kanë qenë shenja gjaku. Nga ky moment ka lëvizur me një taksi. Fillimisht me një taksi që e ka dërguar në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës dhe nga Qafë Bota me një tjetër taksi që e ka kaluar në drejtim të Igumenicës, ku Gerald Shehu ka marrë tragetin dhe është drejtuar drejt Korfuzit. Në Korfuz do të merrte një avion për t’u larguar. Aty është arrestuar nga policia”, tha ai.

Dyshimet janë që Shehu ta ketë hedhur Nevruzin në një prej fshatrave ku ka kaluar. Për këtë arsye policia po vijon kontrollet. Ndërkohë sipas gazetarit Maçi nga ana e policisë janë ndaluar edhe dy persona që dyshohet se kanë ndihmuar autorin që të transportonte trupin e pajetë nga hoteli në makinë.

“Vetëm pak minuta më parë nga ana e policisë me iniciativë janë ndaluar edhe dy persona që dyshohet se e kanë ndihmuar atë për të transportuar trupin e pajetë nga ambienti i dhomës në Audin Q7. Po kryhen komunikime të vazhdueshme për dorëzimin e menjëhershëm nga ana e autoriteteve greke dhe për të mos kaluar në procedura të tjera, të ekstradimit, të një personi që është i kërkuar”, tha gazetari.

“Burrë i poshtër Ahmetaj!”, Këlliçi ironizon Haxhiun: E tradhtoi se ka fol…

Ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj u shfaq edhe në reportazhin e Rai 3 për Shqipërinë, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sonte në “Opinion”, analisti Baton Haxhiu e cilësoi gjithë këtë “tradhti” ndaj publikut dhe institucioneve.

Këtë deklaratë e ironizoi Belind Këlliçi i PD-së.

-Si t’u duk prania e Ramës në reportazh Baton?

Baton Haxhiu: Është e pazakontë, realisht…së paku për çështjet e krimit. Për emra të përveçëm. Ai e ka ditur që një varës i dikurshëm i tij e ka bërë tradhtinë duke…

-Çfarë tradhtie?!

Baton Haxhiu: Si çfarë tradhtie? Duke folur…

Belind Këlliçi: Se deri para një viti ishte krahu i djathtë…(Qesh) Tradhti që ka fol! Ka treguar të vërtetën. Burrë i poshtër Arben Ahmetaj!

Baton Haxhiu: Vazhdoj ta them…

Belind Këlliçi: Pse u emërua në PS?

Baton Haxhiu: Pyete Edi Ramën sepse kostoja është e Edi Ramës që emëron njerëz të tillë. Një njeri i cili pas 11 vitesh deklaron për polemikat e vitit 2014, 2015,për Inceneratorët.

Belind Këlliçi: Po Edi Rama është burrë i poshtër që doli me foto të vitit ’98?

-Prit prit se ka argumentin e vet për poshtërsinë.

Baton Haxhiu: Nëse ai njeri kur është ministër, e pastaj zv.kryeministër, nuk del e flet për narkoshtetin, për koordinatorin e bankës, për njerëzit e krimit që kanë hyrë në zyrë. Nuk ka dashur të përballet me publikun gjatë kohës që ishte ministër. Nuk është asgjë tjetër veçse tradhti ndaj publikut, poshtërsi ndaj institucioneve dhe mungesë kulture e besnikërie.

‘Nga e ecura si Tigri duket!” Në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj ‘shfaqet’ në Opinion

E teksa prej shumë muajsh ndodhet në kërkim ndërkombëtar në lidhje me akuzat ndaj tij për çështjen e inceneratorëve, këtë të enjte ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj na u “shfaq” në emisionin “Opinion”.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje live të Ahmetajt, por për një video të dërguar gazetarit Blendi Fevziu. Aty shfaqet Arben Ahmetaj duke ecur në Zyrih të Zvicrës.

Blendi Fevziu: Ky filmim sapo ma çon dikush tani, besoj duhet të jetë Ahmetaj në Zyrish më thotë, por nuk i di të dhënat.

Armand Shkullaku: Mbase nuk është ai, mos është ndonjë aktor.

Blendi Fevziu: Ai është se video ishte pak më e gjatë dhe del edhe më afër, por shmanga unë gjatësinë.

Armand Shkullaku: Ti kishim parë fytyrën.

Blendi Fevziu: Do t’i shohësh fytyrën?

Armand Shkullaku: Na ka marrë malli mo tashi. Nga e ecura si Tigri duket. Po mo… zoti Beni.

Blendi Fevziu: Po ku po shkon Shkullak?

Armand Shkullaku: Ky është lajm turistik. Dhe ti mirë bën që e fut se më duket si videot e tua kur udhëton.

Blendi Fevziu: Nuk e di çfarë ka në çantë?

Armand Shkullaku: Çfarë do të ketë në çantë Batoni thotë prapë është i poshtër.

Blendi Fevziu: Mos ka dokumente?

Armand Shkullaku: Dokumentet i tha me fjalë. Për mua, jo vetëm për mua, por në çdo vend normal të botës kur del numri dy i qeverisë dhe akuzon kryeministrin me të cilin ka bashkëqeverisur çdo vend i botës i merr seriozisht.

CEO i Teleperformace: Jam thuajse shqiptar, po pres pasaportën…

“Teleperformace Albania” është një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare e cila operon edhe në Shqipëri. Ajo ofron një gamë të gjerë shërbimesh në rreth 17 gjuhë të botës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” drejtuesi i saj italian tregon se ka 16 vite punë me këtë kompani dhe që jeton në Shqipëri. Tashmë ai e konsideron veten thuajse shqiptar, ku tregon se ka aplikuar për të marrë edhe nënshtetësi shqiptare.

Blendi Fevziu: Prej sa kohësh drejtoni “Teleperformance Albania”?

Diego Pisa: Që kur e kemi krijuar në 2008.

Blendi Fevziu: Pra keni 16 vjet!

Diego Pisa: Po 16 vjet! Ky është viti i 16-të që ushtrojmë aktivitetin në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Le të themi që jeni bërë gjysmë shqiptar tashmë.

Diego Pisa: Jo, thuajse shqiptar, pothuajse i gjithi shqiptar, sepse po pres, kam bërë kërkesë për marrjen e pasaportës shqiptare.

Blendi Fevziu: Keni bërë kërkesë për pasaportë shqiptare? Për çfarë ju shërben?

Diego Pisa: Ky vend më ka pritur sikur të isha një shqiptar i vërtetë, e dashuroj, është pjesë e jetës time, kam përjetuar eksperienca të mrekullueshme dhe dua të kem një pjesë të Shqipërisë edhe ligjërisht.

/tvklan.al