Të ftuar: Pëllumb Pipero, Arlinda Dudaj, Ori Nebiaj, Skënder Brataj, Blendi Salaj, Arlinda Garuci, Besart Kadia.

Besart Kadia: Goditje e rëndë në ekonomi nga koronavirusi

Besart Kadia shprehet se koronavirus sjell një goditje të rëndë në ekonominë botërore.

Ai shprehet se sipas parashikimeve ekonomike të fundit, Kina do të jetë më keq se viti 1977, që pas vdekjes së Mao Tse-Tung.

“6.6 trilion dollarë kanë humbur vlerën javën e kaluar vetëm nga bursat botërore, nga paniku i koronavirus. Kjo do të thotë se qytetarët kudo në botë, ndjejnë se vlera e shtëpive po u bie, vlera e bursave po u bie dhe nuk konsumojnë më, pra është frika që ndihen më të varfër. Kjo është pjesa e perceptimit, mentaliteti të sjelljes financiare, kjo po ndodh. Mund të ndodhë edhe në Shqipëri… e dyta është se firmat që  nuk prodhojnë më, do heqin  njerëz nga puna”. 

Pëllumb Pipero: Mendoj se koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh mbrëmjen  e kësaj të Enjteje në “Opinion” se mendon se mund të ketë raste me koronavirus në Shqipëri, por duke theksuar se mund të jetë edhe i gabuar.

Blendi Fevziu: Mund të kemi ne koronavirusin prezent në Shqipëri, por që se kemi kapur akoma?

Pëllumb Pipero: Unë mendoj, personalisht mendoj se virusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, duhet të ketë hyrë sipas meje. Ka apo s’ka qarkullim të shtuar, ka apo s’ka kontakte, këtë nuk mund ta them, nuk mund të jem i saktë, mund të jem dhe i gabuar. Unë mendoj se ndoshta në 2-3 javë edhe këtu mund të jetë rasti i parë i konfirmuar, ndoshta në 2-3 javë sepse duhet ajo periudha e inkubacionit. Kini parasysh një gjë, duhet të paktën një numër minimal, të paktën 100 mostra, të analizuara, që të izolohet rasti i parë… aktualisht nuk ka   asnjë indikator, as epidemiologjik as klinik që të kemi qarkullim të shtuar”. 

Si ka mundësi që nuk ka raste me koronavirus në Shqipëri, flet mjeku

Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës, nga studio e “Opinion” dha një hipotezë për arsyen e mundshme se përse Shqipëria nuk është infektuar ende nga koronavirus.

Sipas tij mund të luaj rol fakti që shqiptarët në vitet 1950-1960, kanë kaluar një koronavirus, çka mund të ketë bërë që shqiptarët të kenë fituar imunitet.

“Në vitet 50’-60’, Shqipëria ka kaluar një infeksion nga koronavirus, është një familje që ka lindur që atëherë, jo sot… dhe mendohet se ne si popull të jemi dhe si të imunizuar, ndaj dhe shqiptarët që kanë ikur në Itali në moshë të rritur, mund të jetë që janë të imunizuar. Nuk them se është kjo  me patjetër…”, u shpreh ai.

A ka shqiptarë në Itali të prekur nga koronavirusi?

Mjeku Albert Troci, i cili aktualisht punon në një spital në Milano, tha se në dijeninë e tij nuk ka asnjë shqiptarë të prekur nga koronavirus në Itali.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai u shpreh se nga informacionet që ka, ka rezultuar se ka pasur shqiptar në Itali të dyshuar për virusin, por pasi janë testuar kanë rezultuar negativë.

“Ka pasur shqiptarë që kanë pasur simptoma që i kanë dërguar në spital, por në mënyrë informale unë nuk di raste”. 

Pse po vdesin kaq shumë italianët nga koronavirusi? Flet mjeku shqiptar

Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në një spital në Milano, në një lidhje direkte për ‘Opinion”, ka rrëfyer sesi është situata aktuale në shtetin fqinj me koronavirusin.

I pyetur se përse ka pasur një numër kaq të lartë viktimash, deri më tani 148, ai shprehet se duhet marrë parasysh fakti që në Italia mosha mesatare e popullsia është e madhe.

“Spitali ka pësuar një transformim total, në kuotimin që po përqendrohet e gjithë fuqia e spitalit në përballjen e këtyre pacientëve që kanë nevojë për një specializim më të lartë.”

Çfarë po ndodh me Italinë?!

“Italia ishte vendi i parë që mori masat më të rrepta në Europë. Siç po e shohim, është një virus që ka 50 përqind të njerëzve që nuk japin shenja infeksioni, sepse në bazë të studimeve numri i qelizave virale është shumë i lartë. Italia ka një popullsi me moshë mesatare shumë të lartë. Pacientët kanë shumë problematike, që virusi ka një sjellje të çuditshme. Këto viruse kanë qarkulluar edhe më parë”.

Por a është kaq agresiv ky virus?

“Ajo që po mundohet të bëjë politika, është që të ulin koficentin e shpërndarjes së virusit, ta ulin nga 9 në 1. Një person i infektuar, e transmeton virusin në 2 deri në 2.5 persona. Duhet të ulet ky koficent. E vetmja mënyrë është që të merren këto masa drastike”.

Koronavirus, studenti shqiptar në Pekin: Për t’u rikthyer në punë, duhet…

Në një komunikim në Skype për “Opinion” në Tv Klan, Eno Konda, student në Pekin, u shpreh se ende  njerëzit janë të frikësua për rriskun ndaj koronavirus.

Ai u shpreh se qeveria ka marrë masa ekstreme, ndërsa shtoi se për t’iu rikthyer jetës thuajse normale, nevojitet 28-30 ditë pa asnjë rast të ri infektimi, por sërish duke bërë shumë kujdes.

“Ditët fundit kam lexuar një lajm, nuk e di sa i konfirmuar është, që nëse në Pekin do ketë 28 ditë me zero raste, atëherë puna do mund të fillojë normalisht. Duhet të jetë rreth një muaj pa raste që të fillojë puna normalisht, por prapë e kontrolluar, me maska, dorashka, dizifektantë, alkool, madje dhe me syze transparente në çdo vend pune”, shprehet ai. /tvklan.al