Zbulohet një koronavirus i ri, i transmetueshëm tek njeriu. Një ekip kërkuesish i Universitet Wuhan, qyteti kontrovers në origjinë të pandemisë së kaluar, ka zbuluar koronavirusin e ri të lakuriqeve të natës që mbart rrezikun e transmetimit nga kafsha tek njeriu, sepse përdor të njëjtin receptor human të mikrobit që shkakton Covid 19.
Zbulimi i fundit është koronavirusi HKU5, i identifikuar për herë të parë në Hong Kong. Kërkuesit që studimin e kanë publikuar edhe në revistën shkencore Cell, theksojnë se i izoluar në laborator, ky virus, ka qenë në gjendje të bëjë kapërcimin dhe të infektojë si qelizat humane, ashtu edhe të gjitarëve të tjerë.
Edhe një studim tjetër i Universitetit të Uashington e ka studiuar këtë virus, por studimi i mëtejshëm i Universiteit të Wuhan thekson se ka probabilitet të lartë për infektim ndërspecie, dhe duhet monitorim i kujdesshëm për ta mbajtur në kontroll.
Pavarësisht se ekspertët theksojnë se nga analizat rezulton se HKU5 është me i dobët se ai i Covid 19.
Klan News