Të ftuar:
Arbër Çepani, Rigers Kaçorri, Dhurata Thanasi, Levent Nurellai,
Artan Balaj, Blerim Kokomani, Ilir Dushkaj dhe Fation Tila
Prodhimi i rakisë është një traditë e vjetër në vendin tonë, por disa zona shquhen për një përgatitje më të veçantë të saj.
Arbër Çepani, i cili ka një biznes privat që merret me tregtimin e llojeve të ndryshme të rakisë të prodhuar në Shqipëri, u shpreh se rakia e rrushit që bëhet në Skrapar, duhet të provohet nga njerëzit apo admiruesit e saj.
Çepani tha se nuk njihet vetëm zona e Skraparit, p.sh, për rakinë e thanës është zona e Tropojës në veri të Shqipërisë, e cila prodhon një raki të veçantë.
Më tej, një raki tjetër që duhet të provohet është edhe rakia e manit në zonën e Boboshticës.
Një nga llojet e rakisë më të shtrenjta në Europë është prodhuar falë zbulimit të një bime nga mbreti Gent, i cili ishte mbreti i fundit ilir që u burgos nga Romakët.
Arbër Çepani tregoi se historia e kësaj lloji rakie, nisi me marrjen peng të mbretit Gent nga Romakët, i cili për shkak të zbulimit të disa bimëve mjekësore, nga rob lufte u bë hero.
Por një nga zbulimet e tij kryesore është dhe zbulimi i një bime, e cila për nder të tij u quajt Genciana, e cila gjendet në lartësi shumë të mëdha, pikërisht në vende ku nuk ka aspak ndotje.
“
Rakia që prodhohet nga rrënjët e kësaj bime është një nga llojet më të shtrenjta në Europë edhe për faktin se kultivimi dhe marrja e kësaj bime nuk lejohet
”,-u shpreh Çepani në emisionin Opinion.
****
Kantina “Bardha”