Këtë pasdite të ftuarit në studion e “Rudina” në Tv Klan, në rastin e ditës së Çlirimit të Shqipërisë folën sa i përket kuzhinës shqiptare dhe gatimeve tradicionale.
Në fjalën e saj Dhurata Thanasi u shpreh se prej vitesh ka hedhur propozimin për të krijuar një “menu kombëtare”. Sipas saj kjo menu do të përqafohej gjerësisht dhe nga turistët duke promovuar nga njëra anë kulinarinë tonë shqiptare nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të mbajtur gjallë traditat e vendit .
“Doja të thoja diçka në lidhje me sugjerimet që bëhen nëpër restorante sepse tani ka evoluar, kemi ecur para. Ashtu siç mendojnë dhe shefat, dhe e kam sugjerim për shefat me të cilët shpesh herë më bie puna të punoj, kanë atë menunë për Vitin e Ri apo për Krishtlindjet bëjnë atë menunë për vite të tëra. Unë kam 5-6 vite që i këshilloj shefat që të bëjnë “menunë e kombit”. Për festat e 28-29 Nëntorit, historitë e treguara që nga kulaçi i Marigosë e deri tek tava e krapit të Shkodrës, apo jufkat e Dibrës, byreku i Tiranës të sillen në “menunë e kombit”, edhe të huaj kur vijnë këtu duan ta provojnë sepse është shumë përfaqësuese,” tha ajo.
Ajo shprehet se e ka bërë këtë propozim para shumë vitesh, por ende sot ka shumë vështirësi që ai të përqafohet nga masa.
“Ndryshimi vjen shumë ngadalë. Kur unë flisja për kuzhinën shqiptare në viti 2010, jo vetëm që merresha ‘nëpër këmbë’ në kuptimin që nënvlerësim, por të gjithë njerëz ose palët e interesit në hartën tonë kulinare më shmangnin. Unë e shikoj që janë dashur gati 15 vite të kthehen dhe të shikojnë që vetëm identiteti kombëtar të bën ty të jetueshëm në këtë mëkato të madhe të kulinarisë botërore. Kështu që produktet shqiptare, gatesat e gjysheve tona të jenë të sjella në këtë menu ose në mënyrë të tradicionale ose në mënyrë të rishikuar, por të kenë shije shqiptare,” përfundoi Dhurata Thanasi./tvklan.al