Të ftuar:
Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Ermal Hasimja – Petagog
Fjorda Llukmani – Bloggere udhëtimesh
Zamo Spathara – Presidenti i Albania Rafting Group
Paola Tasho – Agjencia Albania Adventure
Fation Plaku – Fotograf
Aida Gjecaj – Biznesmene
Auron Tare – Drejtor i Pergjithshem i Agjensise Kombetare te Bregdetit
Në titullin “Shqipëria siç nuk e keni parë”, emisioni “Opinion” po sjell sot një panoramë dimri të Shqipërisë turistike. Mes eksperiencave të të ftuarve të panelit dhe historive të tyre personale, emisioni synon të sjellë një guidë virtuale të vendeve më të bukura në Shqipëri, që mund të vizitohen në dimër. Dëbora, atraksionet e natyrës dhe sportet e dimrit duket se janë një joshje veçanërisht për ata që duan aventurën.
Ndërkohë, stafi i emisionit ka përgatitur edhe një hartë me pikat më interesante që mund të vizitohen gjatë dimrit, nga veriu në jug e ku nuk mungojnë zonat e njohura si Dardha, Voskopoja, apo Valbona, por edhe ato më pak popullore si Shishtaveci apo Lura.