#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Saimir Kodra, Zhaklin Lekatari, Iva Kalemi, Alesia Balliu, Vladimir Kera, Gëzim Tusha
Ka një sërë vendesh në Europë që e kanë të legalizuar prostitucionin, disa të dekriminalizuar por që nuk mund ta ushtrosh përmes shtëpive publike apo të organizuara. Vendet me ndikim të fortë katolik si Italia e Spanja e kanë rreptësisht të ndaluar. Ky është një fenomen që shoqëron turizmin dhe lëvizjet e mëdha të njerëzve. Të ftuarit e panelit diskutojnë argumentet pro dhe kundër të një prej çështjeve më të debatuara.
Shtëpitë publike pro apo kundër “përplas” Tushin me Kodrën
“Shtëpitë publike”, është kjo tema në të cilën është fokusuar emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme. I ftuar në studio, sociologu Gëzim Tushi thotë se është duhen legalizuar shtëpitë publike në Shqipëri. Mirëpo, gazetari Saimir Kodra ka një mendim krejtësisht kundër, gjë që ka sjell diskutime në emision.
Gëzim Tushi: Të dekriminalizohet në mënyrë absolute. Duhen legalizuar këto shtëpi publike, qejfi, shtëpi të mbyllura.
Saimir Kodra: Përsa kohë që unë tatohem në profesionin tim… E para duhet të largohen nga vendet publike, nga pallatet. Personalisht, unë hyj tek ato shtete që nuk e lejojnë, nuk ka përse. Unë nuk jam fare për këtë lloj tregu.
Gëzim Tushi: Ne kemi koncepte të ndryshme. Kjo shoqëri është një shoqëri e seksualizuar, e ka nxjerrë në problemet prioritare të njeriut. Pas viteve 90 kemi një shfaqje më të përhapur të seksualitetit. Legalizimi i prostitucionit ka disa favore dhe të këqija.
Saimir Kodra: Kur ajo nga Kina vjen e gjen punë në Tiranë…
Gëzim Tushi: Në këtë shoqëri janë shtuar format e seksualitetit. Në sistemin e jetës seksuale ka njerëz që nuk duan të martohen.
“Prostitucioni legjitimiton tradhëtinë”, Kera: Trupi i njeriut pronë private, por duhet respektuar
Emisioni “Opinion” në Tv Klan trajton temën e “Shtëpive Publike” mbrëmjen e sotme. I ftuar në studio teologu Vladimir Kera u shpreh se prostitucioni legjitimon tradhëtinë. Kera është shprehur se trupi është pronë private e çdo njeriu, por është e shenjtë dhe duhet të respektohet, por ky mendim është kundërshtuar nga sociologu Gëzim Tushe.
Vladimir Kera: Prostitucioni legjitimiton tradhëtinë. Në parim krijon tre probleme kryesore. Problemi i parë filloi kur ne e zhveshëm shenjtërinë nga njeriu, pra duke mbjellë një lloj laiciteti në kuptimin e liberalizmit të shthurur ekstrem. Emancipimin ne gjithmonë e lidhim me shthurjen dhe jo me zhvillimin. Pse gjithmonë kur flasim për emancipim lidhim nja tre gjëra interesdante, zhveshjen, prostituicionin, aspektet seksuale, pra dërgojmë një lloj degjenerimi nuk flasim për zhvillimin e kulturës, mendimit e zhvillimit të njeriut dhe ky ëhstë një problem. E dyta ne e zhveshëm shenjtërinë nga njeriu, ne bëmë shkëputjen e fesë nga ambienti publik.
Gëzim Tushe: Trupi dhe seksi i njeriut është pronë e perëndisë apo është pronë private e njeriut?
Vladimir Kera: Është private, por është e shenjtë, duhet ta respektojmë.
Gëzim Tushe: Ndërsa unë të them që parimi i parë kundrejt dogmave është që trupi është pronë private dhe njeriu ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me të, jo të shkelë ligjet. Janë të ndara gjërat.
Vladimir Kera: Një fëmer është një krijesë që mund të sjellë jetë dhe ne ta kthejmë në një makinë seksi, ne e degjenerojmë figurën e saj. Ne e zbresim atë në një makineri, ajo nuk është më një vlerë, por çmim. Kur nuk na duhet ne e flakim në rrugë.
“Një maniak mund të martohet e një homoseksual jo?” Saimir Kodra: Mos të imponohen!
Në debatin e emisionit “Opinion” në Tv Klan për shtëpitë publike, Saimir Kodra e bëri të qartë qëndrimin se është kundër legalizimit të tyre apo dekriminalizimit të punonjëseve të seksit. Ndërkohë, gjatë diskutimit me Zhaklin Lekatarin u cek edhe tematika e komunitetit LGBT. Kodra tha se nuk është kundër, por refuzon që të kthehen në model orientimi për pjesën dërrmuese të shoqërisë.
Gjithashtu, ai përmendi një rast kur ka hequr filmime të një homoseksuali që pavarësisht se ishte fejuar dy javë më parë, vazhdonte kërkimin për një partner.
Saimir Kodra: Për sa kohë thatë mos e ngatërroni prostitucionin me pedofilinë etj, ti bëre një gjë tani dhe unë po të përgjigjem. Kam folur për to kundra për sa kohë maniakët e ça ishin këto ngacmonin fëmijët nëpër liqene, patjetër.
Zhaklin Lekatari: Po, pro teje jemi ne këtu.
Saimir Kodra: Për sa kohë janë, qëndrojnë atje te cepi apo te ana apo kudo. Të mos integrohen në pjesën e familjes apo shoqërisë.
Zhaklin Lekatari: Pse, nuk vijnë nga një familje ato? Nuk kanë të drejtë ato të kenë një familje? Pra, një pedofil mund të martohet, mund të ketë fëmijë, por një homoseksual jo?
Saimir Kodra: Unë nuk po them që s’duhet të kenë një familje. Ato kanë një familje të pj**dhur që i kanë edukuar që të kapin fëmijët e të tjerëve apo fëmijëve të vet.
Zhaklin Lekatari: Jo, nuk mund të ofendosh askënd.
Saimir Kodra: Nuk mund të rrezikojmë fëmijët apo askënd tjetër. Atë ditë që kapa unë kamerat te liqeni, kam hequr një filmim të njërit, të këtyre, e hoqa atë.
Blendi Fevziu: Pse e hoqe?
Saimir Kodra: Sepse ai ishte fejuar dy javë para dhe dilte prapë te liqeni atje për të gjetur një shok a ku di unë, kjo ishte “a parte”, për ta ç’tensionuar situatën. Nuk jam kundër.
Gëzim Tushi: Unë s’e besoj kurrë që të jesh kaq homofob në thelb ti.
Saimir Kodra: Nuk jam homofob, absolutisht jo. Unë kam trajtuar tema profesor se ti ndoshta s’i di, Zhaku në atë kohë ka qenë e ingranuar në këtë, kam trajtuar ndërhyrjen e tyre në jetën normale të një qytetari apo të një fëmije, ngacmimit me zor në liqene, grabitje.
Gëzim Tushi: Është perversion.
Zhaklin Lekatari: Këtu jemi të gjithë në të njëjtin mendim.
Saimir Kodra: Unë, përtej asaaj çka besoj dhe ndiej, secili, ndoshta është ajo që thua ti por jo aq në radikalizëm, ka qasjen e tij seksuale. Hesapet i ka me veten, me familjen, me Zotin, si beson apo jo. Pjesa tjetër, minoranca e tyre nuk duhet kthyer udhërrëfyes apo pishtar për shoqërinë. Janë atje le të rrinë te një dhomë, le të rrinë te një shtëpi, një fushë apo te një godinë që ia ka dhënë edhe lali Eri, kaq mbaroi.
Gëzim Tushi: Pse mos të jenë në shoqëri?
Saimir Kodra: Le të jenë, le të rrinë këtu, por mos të interferojnë me pjesën tjetër, të jenë imponues.
/tvklan.al