Të ftuar:
Lura Elezi – Blogere
Agim Baçi – Gazetar
Iva Tico – Gazetare
Brigena Prifti – Gazetare
Arber Cepani – Moderator
Turjan Hyska – Moderator
Sinera Hoxha – Blogere
Albatros Rexha – Shkrimtar
Dashuria dhe gjithë pikëpyetjet që lidhen me të, janë trajtuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Opinion. Materializmi dhe raportet me dashurinë, ka qenë një prej pikave të ngritura në diskutimin e tetë të ftuarve. Gazetari Agim Baçi dhe blogerja Lura Elzi thanë se dashuria ka qenë gjithmonë materialiste, pavarësisht formës se si shfaqej.
Ndërkohë gazetarja Iva Tiço, duke iu referuar së shkuarës tha se dashuria ka të bëjë me mënyrën se si jetohet.
“Para dy shekujsh për t’i treguar dashurinë bëheshin gjeste kalorsiake, luftoje me dragoin. Tani i blen I Phone-in e ri”, tha Tiço.