#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Të ftuar : Skënder Haklaj, Bukurie Demiraj, Rovena Vataj

Për ta mbyllur këtë vit jo me lajme nga kronika e zezë në pjesën e dytë dhe të tretë do kemi një material mjaft interesant. Do të kemi grupin e valleve të Tropojës, K’cimin e famshëm të Tropojës  që është i dyti pas isopolifonisë që regjistrohet në UNESCO, “K’cimi i Tropojës” u bë e dyta.

Ne do të kemi Skënder Haklajn, njeriun i cili për 12 vite pa ndalim u mor me përgatitjen e dosjes me mijëra e mijëra faqe që të bindë komisionin atje.

“K’cimi i Tropojës” në UNESCO, Skënder Haklaj rrëfen si lindi ideja e nismës: Më vinte keq që…

Skënder Haklaj është një nga nismëtarët e dosjes që mundësoi që “K’cimi i Tropojës” të bëhet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Haklaj ka treguar se si i lindi ideja për të marrë këtë nismë e cila rezultoi shumë e frytshme. Skënder Haklaj u shpreh se mungesa e vallëtarëve ishte arsyja që e shtyu në këtë nismë që e bëri të kthehj nga emigracioni. Ai tregoi detaje edhe lidhur me studimet e tij në mbështetje të kësaj fushe.

Blendi Fevziu: Si të shkoi në mendje ideja me e çuar në UNESCO “K’cimin e Tropojës”?

Skënder HaklajI dashuruar shumë me kërcimin që në moshë 5-vjeçare kam kërcyer isha në emigracion dhe shikoj në Tropojë që nuk kishte valltar dhe kishte marrë hua në Gjakovë. Nuk u ndjeva mirë sepse Kosova ka këngë të shkëlqyera, por vallet nuk i ka kurrë të mira. Pastaj kam vazhduar shkollën e mesme në Peshkopi. U njoha me të gjitha vallet duke pasur mësues Haziz Ndreun, nder i Kombit dhe pastaj kam ardhur në institutin e Arteve të asaj kohe. Bëra një shkollë 9-mujore ku u hapën koreografët e parë historikisht në Shqipëri. Eca me këtë emocion. Kam punuar vazhdimisht në Tropojë.

Blendi Fevziu: Po ku të shkoj në mend që “K’cimi i Tropojës”…

Skënder HaklajMë vinte keq që nuk ka kërcimtarë, gati sa nuk shteroj. Thashë unë do kthehem. Iu thash djemve do kthehem. Ishte ideja që të shkojë në UNESCO. Punuam dhe e sollëm këtu…

Blendi Fevziu: Sa vite iu desh?

Skënder HaklajQë në 2012 ka nisur, por në 2016 kur bëmë konferencën e parë shkencore.

Blendi Fevziu: E besoje që do e arrije?

Skënder HaklajUnë isha shumë këmbëngulës. Kishim edhe njëçik frikë se Tropoja pak larg edhe…

Ndërkohë Skënder Haklaj gjithashtu u shpall nga emisioni “Opinion” si personazh i vitit 2024 për nismën që mundësoi që “K’cimi i Tropojës” të bëhet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.

/tvklan.al