Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Follow the money”, të akuzuarit e bashkisë kërkojne t’ia hedhin paq
7 vjecarja Onilda ka realizuar një pikturë të Saimirit dhe Gentit dhe e ka sjellë në redaksinë tonë. Të akuzuarit e dosjes 5 D të aferave në bashkinë e Tiranës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, për t’ia hedhur paq drejtësisë. Tani pritet, që të shihen pasuritë e tyre, në bazë të parimit të gjithëpranuar “follow the money”.
Kërcënohet me jetë i riu, i përdoren identitetin për publikim fotosh intime
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete sociale denigronin vajzat minorene në qytetin e Fierit, duke shpërndarë foto e materiale private të tyre. Më pas, u shkrua se pas kësaj veprimtarie qëndronte një 17-vjeçar. Vetë 17-vjeçari thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se po e përjeton keq gjithë këtë situatë. Ai deklaron se nuk ka gisht fare në këtë histori dhe është detyruar të lërë shkollën pasi e kërcënojnë me jetë. Edhe e ëma e tij tregon se familja ndjehet e kërcënuar, pasi edhe poshtë shtëpisë u kanë vajtur shumë persona. Babai i djalit shkon në polici ku i thonë se kanë dijeni që 17-vjeçari nuk ka të bëjë me publikimin e fotove online.
Me lot në sy, invalidi prej 20 vjetësh, kërkon rimbursimin e naftës
Hysni Eshja, nga Elbasani, tregon, se prej 20 vitesh është invalid i grupit të parë, por ai nuk përfiton rimbursimin e naftës, duke qenë se ka marrë një makinë. Prej vitesh shprehet, se është sorollatur nga sigurimet shoqërore.Sipas sektorit të financës nga Sigurimet Shoqërore Elbasan, nuk ka më një ligj për rimbursimin e naftës së invalidëve, por janë vetëm disa persona, të cilët kanë përfituar prej vitit 2005.Në këtë skemë, sipas zyrtares lokale, janë vetëm 30 veta nga Elbasani.Të tjerë nuk futen më.Hysniu tregon, se në vitin 2019 i ështëdrejtuar Gjykatës së Shkallës së parë Durrës dhe kjo e fundit, ka vendosur t’i japë të drejtë. Por tani cështja është në apel ende e pashqyrtuar.