Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 10 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 10 Mars 2025

Deputetët e PS, në lista të hapura përveç drejtuesve të qarqeve. Rama: Unë mund të mos jem në listë

Asnjë deputet aktual i Partisë Socialiste nuk do të jetë në listat e mbyllura për zgjedhjet e 11 Majit, përveç drejtuesve të qarqeve. Kryeministri Rama tha sot se ai vete mund të mos jetë pjesë e listave të kandidateve për deputete.

Prezantohet koalicioni opozitar për 11 majin. Berisha: Rama është armiku më i egër i kombit

Opozita prezantoi sot koalicionin “Aleanca për Shqipërinë madhështore”. Sali Berisha thote se ky është formacioni më i fuqishëm në 32 vite, që do të rrëzojë kryeministrin Rama, të cilin e quan si armikun më të egër të kombit.

PE hap zyrën e tij në Shqipëri, do të shërbejë si pikë kontakti me vendet e Ballkanit Perendimor

Parlamenti Europian njoftoi se do të hapë një zyrë të tijën në Tiranë. Ajo do të shërbejë si pikë kontakti me parlamentet kombëtare, shoqërisë civile, dhe partnerëve lokalë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Veliaj merr studion ligjore nga Shba si konsulentë. Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros nga vila në Qerret

Erion Veliaj u vizitua sot në qeli nga avokatët e një studio ligjore amerikane të cilën e ka marrë për të bërë mbrojtjen. Ndërkohë Apeli rrezoi kerkesen e nenes se Ajola Xoxes për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret. SPAK dyshon se vila është e kryebashkiakut.

OBSH: Shqipëria, e para në Europë për mosplotësim të nevojave dentare. Shkak, kostoja e shërbimit

Shqiptarët kanë probleme me mosplotësimin e nevojave dentare. Ne një raport te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi ynë zë vendin e parë në Europë. Shkak kryesor është kostoja e lartë e shërbimeve.

Rikthehen masakrat në Siri, mbi 1 mijë të vrarë në sulmet kundër komunitetit të Al-Asad

Siria është mbërthyer serish nga kaosi pas masakrave të kryera ndaj pjesëtarëve të komunitetit alavit të ish-presidentit Bashar Asad. Udhëheqësi i perkohshem, Ahmed Shara dhe forcat e tij janë distancuar nga krimet makabre.

/tvklan.al