Presidentja Vjosa Osmani është takuar me zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance. Ajo është takuar me të në darkën e shtruar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron në pallatin Elysee, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.

Për takimin me J.D. Vance, presidenca shkroi: “Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”.

Kjo darkë është në prag të Samitit mbi Inteligjencën Artificiale (AI).

/KlanKosova