Presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të 17-të Pavarësisë së Kosovës shprehet se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euro-atlantik”, shkruan Trump në letrën e tij.

Më tej ai nënvizon se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”.


Tv Klan