Edhe Ishmi është shkatërruar nga tërmeti
Kjo është dhoma e çiftit Hasan dhe Qereme Mezini, ajo çfarë ka mbetur prej saj, pasi tërmeti i 26 Nëntorit e ka shembur atë, ndërsa çifti ia ka dalë të shpëtojë për disa sekonda.
Çifti i të moshuarve tashmë ndodhet në Itali, ndërsa banesa e tyre rrezikon dita ditësh shembjen, për shkak të pozicionit ku ndodhet.
Zona e Ishmit duket si një zonë lufte, ku tërmeti ka shkatërruar edhe Njësinë Administrative, Qendrën Shëndetësore dhe gjimnazin.
Kjo është Qendra Shëndetësorë Ishëm, e cila që nga tërmeti i 26 Nëntorit ka dalë jashtë funksionit, ndërkohë pacientët priten në çadrën e ngritur në oborrin e qendrës.
Merita Agasi dhe Xhemile Gjyli ishin në punë në momentin kur ra tërmeti, e ndërkohë vazhdojnë ende sot mbas 1 javë të jenë në punë, ndonëse nuk kanë shpëtuar pa lëndime nga tullat që binin kudo.
Ndërkohë banorët e zonës sapo shohin një makinë që nuk janë hasur më parë kthejnë kokën me shpresën se dikush do të kujtohet për ta…
Klan Plus