Menjëherë pasi mediat njoftuan arritjen e një marrëveshjeje kornizë mes Ukrainës dhe ShBA-së për zhvillimin e burimeve minerale, Presidenti Donald Trump përmend për herë të parë garancitë e sigurisë.

“350 miliardë Dollarë dhe shumë armatime me të drejtën për të luftuar”. Deri tani kemi negociuar një marrëveshje për mineralet e rralla dhe burimet e tjera. Në të ardhmen do të mendojmë për sigurinë”, tha Donald Trump.

Është e paqartë nëse këtu Trump po i referohej paketave të mëparshme apo të ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Kur u pyet për qëndrueshmërinë e dërgesave të armëve dhe municioneve në Ukrainë, Trump tha se dërgesat mund të “vazhdojnë derisa të ketë një marrëveshje me Rusinë.

Presidenti konfirmoi se Zelensky do ta vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla. Synimi kryesor i vizitës është nënshkrimi i marrëveshjes, një kompensim për mbështetjen e mëparshme dhe investim për të ardhmen.

Trump tha se marrëveshja për mineralet mund të vlejë deri në 1 trilion Dollarë dhe pas nënshkrimit të saj do të mendohet për garancitë e sigurisë. Trump pranoi se gjithashtu se në Ukrainë duhet të dislokohen trupa paqeruajtëse pasi të arrihet një marrëveshje.

“Do të lindë nevoja për një formë trupe paqeruajtëse. Do të bëhet diçka që të jetë e pranueshme për të gjithë. Kemi nevojë për trupa paqeruajtëse është në fakt diçka që e kam diskutuar”, tha Donald Trump.

Nëdrkohë Kremlini njoftoi të mërkurën se Rusia dhe SHBA po përgatisin bisedime të tjera në nivel ekspertësh pas atij të javës së kaluar dhe telefonatës paraprake midis Presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump. Një takim ishte parashikuar më 25 Shkurt në Arabinë Saudite, por nuk dihet pse nuk u zhvillua.

Zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi se të dy udhëheqësit synojnë të takohen personalisht, por koha është ende e paqartë.

Klan News