Një ekspozitë që feston jetën dhe veprën e artistit të performancës, Leigh Bowery, është planifikuar të hapet në Tate Modern. “Leigh Bowery!” përmban kostume të dizajnuara dhe të punuara me dorë nga artisti, shumë prej të cilave janë qepur nga bashkëpunëtorja dhe e veja e tij Nicola Rainbird.

Gjithashtu shfaq portrete të artistit nga piktori Lucian Freud, si dhe fotografi nga Fergus Greer dhe Jean Claude Lagreze. Bowery, njihet ndryshe si artist, interpretues, personazh televiziv dhe stilist, puna e të cilit ka ndikuar tek stilistët, përfshirë John Galliano dhe Alexander McQueen.

Rainbird tha se ekspozita do të ishte “një ëndërr e realizuar” për artistin. Bowery ishte subjekt i shumë pikturave të mëdha të Frojdit, disa prej të cilave janë shfaqur në Tate Modern.

Një ndër pikturat që shfaqet është edhe “Nude With Leg Up (Leigh Bowery)” të Frojdit.”Leigh Bowery!” do të shfaqet në Tate Modern deri më 31 Gusht 2025.

Klan News