Raportim Live
11:48, 12 Dhjetor 2024

“Shumëzoheni me zero”, Zhupa shpërthen ndaj Manastirliut: Hajde zonja hajdute…

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu i është drejtuar opozitës, për të cilën është shprehur se po kthejnë dhimbjen për përfitime politike personale. Ndërkohë Ina Zhupës, i ka thënë se asaj nuk ja zgjidh dot hallin pasi sipas saj, kolegia demokrate në deklaratat politike shumëzohet me zero nga kryetari i partisë.

Ogerta Manastirliu: Për ju nuk ka rëndësi e vërteta, por vetëm spektakli. Të vërtetën nuk e mbyt dot zhurma e akuzave. Puna flet vetë, ndryshe nga ju që bëni vetëm zhurmë. Mos e ktheni dhimbjen e njerëzve në teatër politik. Shqiptarët e dinë mirë se kush punon dhe kush bën zhurmë. Shqiptarët do e japin përgjigjen në 11 Maj. Vetëm një paaftësi kam unë dhe grupi i mazhorancës, ty nuk ta zgjidhim dot hallin sepse edhe me deklaratat politike që bën, ju shumëzoheni me zero nga kryetari, shumë shpejt do të shumëzoheni me zero dhe nga qytetarët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes demokrate, Ina Zhupa e cila e ka akuzuar ministren Manastirliu dhe qeverinë Rama me fjalën “hajdutë”…Lexo më shumë

11:15, 12 Dhjetor 2024

Zhupa-Manastirliut: Nuk keni interes për arsimin, duhet të largohesh

Deputetja e PD Ina Zhupa: Keni ndërtuar një sistem ku nuk është prioritet jeta, por është sistem i burokracisë, i propagandës, ku mësuesi i liron 1 orë para i thotë ikni se kemi mbledhje. Dhe atë ditë dolën 1 orë para. Keni ju përgjegjësi? E di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Këta drejtorët e tjerë çfarë janë? Patronazhistë? Po këta mësuesit? Patronazhistë! Sepse kanë merakun që t’i përgjigjen jo nxënësit, por t’i përgjigjen Ogertës, se i uron si ai tjetri suksese në jetë. Çfarë bëre ti për mësuesin që të shikonte çfarë kishte Martini? Ogerta bëri 3 udhëzime brenda 4 muajsh se nuk e ka idenë se si funksionon. Harroi që kishte dhe mësues mbi 25 vjet. Ka idenë vetëm si vidhet. Harroi ata mësuesit, e ndryshoi prapë. Kjo i jep qetësi mësuesit për t’u marrë me nxënësit, apo i jep stres për t’u marrë me shkresat? Ju nuk keni fare interes arsimin, ecjen përpara të fëmijës shqiptar në shkolla shqiptare, nuk keni fare interes të investoni para në arsim. Keni interes të investoni para te tenderat e shkollave me trefishin e kostove. Ju duhet të ikni 1 sekondë e më parë sepse injoroni prindërit. Latë nam duke bërë gjëra false duke zgjedhur prindërit me detyrim se kush do marrë pjesë e çfarë do thonë. Thjesht po fshihni problemin.

11:13, 12 Dhjetor 2024

Manastirliu liston masat për parandalimin e dhunës në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka listuar një sërë masash që janë marrë për fuqizmin e mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla.Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, ministrja Manastirliu thotë se ngjyrimi politik nuk i shëron plagët nga ngjarja.

Ogerta ManastirliuJo ta marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Institucionet arsimore janë hallka më e rëndësishme në edukimin e qytetarëve tanë. Ministria e Arsimit ka një rol kryesor dhe përgjegjësi për krijimin e ambienteve të sigurta. Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ministria e Arsimit mbetet e angazhuar për rishikimin e protokolleve të oficerëve të sigurisë dhe forcimin e shërbimeve sociale në komunitet Lexo më shumë

8:21, 12 Dhjetor 2024

Interpelancë për vrasjen e nxënësit/ Manastirliu: Rishikojmë protokollet e sigurisë; Zhupa: Largohu zonja hajdute

RENDI I DITËS, SEANCA PLENARE (12 DHJETOR 2024):

-Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015”.

-Projektligji “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.””.

-Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

-Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.

-Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


/tvklan.al