Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore, herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu, më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve amtosferike në të gjithë territorin e vendit. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje, si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare POR herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./tvklan.al