Sipas MeteoAlb, vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë ultësirën perëndimore. Në zonat malore herë pas here shfaqen vranësirat e lehta. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë mesditës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat, ku pritet të shfaqen pjesërisht edhe në Ultësirën Perëndimore. Vija bregdetare pas mesdite do të vijojë të dominohet nga intervalet e gjata me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./tvklan.al