Parfumet e vitit 2024 kurorëzohen All of Me Narcizo Rodriguez dhe Boss Bottled Elixir. Çmimet e Akademisë së Parfumeve janë dhënë gjatë javës së Modës në Milano, në një event të mbajtur në Teatrin e Operas La Scala.
Krijimet më te mira nuhatës, pa patur kushtëzimin e markës që i përfaqëson, pra të përzgjedhur plotësisht në modalitet të verbër, janë shpallur Devotion i Dolce&Gabbana dhe Le male Elixir Jean Paul Gaultier.
Me nisjen e stinëve të ftohta, kompanitë e shumta sjellin dhe të rejat e tyre, ku tendencat janë gjithnjë e më tepër drejt notave të ngrohta, të mistershme, sensuale, apo të forta, dhe shpesh ato orientale, apo aromat e drurit. Ikoniku Chanel 5, parfumi i paperëndueshëm, ripaketon publicitetin e ri, me aktoren e njohur Margot Robbie, që përfaqëson gruan, të suksesshme, më karakter e sensuale, duke vazhduar mitizimin e famës që ka jo vetëm si parfumi me i shitur ne botë, por edhe më i suksseshmi.
Ndërsa rivali Christian Dior ka zgjedhur si testimonial këngëtaren me famë botërore për të mishëruar aromën e famshme të ripropozuar J Adore.
Por nisja e stinës së vjeshtës, sjell dhe shumë kompozime të reja në raftet e parfumerive, veçanërisht me esenca të ngrohta dhe tërheqëse, të guximshme, të forta, të errëta e origjinale. Të shumta janë dhe debutimet në botën e esencave, kryesisht shtëpi që nuk reklamohen shume, pasi kanë një target të ngushtë personash, me një numër të limituar prodhimi, pikërisht sepse përbërësit e përzgjedhur dhe vajrat esenciale janë më të rrallë, me të shtrenjtë, dhe janë kompozime të guximshme.
Parfume të kërkuar janë dhe frangrancat unisex, intrigues, me nota speciesh, dru, patchouli, gin, tym, dhe rrëshira të ndryshme…një i tillë që mund të provohet për Halloëeen, i ëmbël dhe i errët, magnetik dhe i rafinuar është, parfumi i Fatit, është ai markës exclusive Kilian Black Phantom Memento Mori. Por eleganca, intriga dhe pafundësia e emocioneve misterioze që ndjell Ombre Nomade i Luis Vuitton, një ndër më të suksesshmit, parfum i cili prej 2018 kur u krijua vijon të përzgjidhet, nga meshkuj e femra.
Parfumi tërheq prej shekujt njerëzimin, që prej krijimit të tij në kohën e Egjiptit të Lashtë. Është një gjurmë e mbushur me emocion, një firmë e personalitetit, që sjell në mendje kujtime. Aromat janë formë komunikimi, njësoj si shikimi, xhestualiteti apo fjala. Por ajo që është më e rëndësishme është se lëkura është nota që krijuesi nuk mund të parashikojë, dhe për këtë arsye fragrancat që përdorim, lejojnë të shfaqet uniciteti i gjithsecilit.
Origjina e ritualit të parfumimit të trupit është shumë antike. Mendohet se 3000 vjet p.e.s civilizimet e lashta kishin një vëmendje të madhe ndaj aromave, kryesisht, incense, mjaltë, dhe kishte konotacione fetare dhe pagane.
Përbërjet natyrale që përdoreshin dhe ritualet konsideroheshin moment bashkimi mes njeriut dhe Hyjnisë, por edhe si djersa hyjnore, apo balsamet e përgatitura jepnin akses për të komunikuar me botë të tjera. Parfumi i parë që njohim, nisi historinë e tij tek Egjipiti i lashtë, dhe është Kyphi, ose Parfumi i Faraoneve dhe numëron 16 përbërës, mes lulesh, barëra, dru, rëshira, incense, canellë etj, recetë e shkruajtur në librat e shenjte të lashtë.
Pra njerëzimi dhe aromat janë të lidhur që në gjenezë, dhe kjo tendecë vijon dhe do vazhdojë gjithnjë sepse ne shprehim gjendjet tona, humorin, deshirat dhe karakterin me aromat që mund të jenë të freskëta, të ëmbla, të forta, agresive dhe seksuale.