Opozita ka adresuar akuza ndaj partisë në pushtet të drejtuar nga Albin Kurti se qëllimshëm ka përshpejtuar kalimin e projektligjeve nëpër komisione. Këto ligje sipas tyre kishin shumë gabime edhe paqartësi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se implementimi i Sigurimeve Shëndetësore është i pamundur.
Kosova voton me 9 Shkurt në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Partitë opozitare synojnë të rrëzojnë nga pushteti Albin Kurtin i cili i fitoi katër vite më parë me tezat nacionaliste për bashkim kombëtar.
Klan News