Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ka fituar çështjen në Strasburg kundër shtetit shqiptar. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se SPAK e mbajti atë në paraburgim për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh pa prova të mjaftueshme të mjaftueshme ligjore.
Në vendim thuhet se drejtësia shqiptare nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie.
Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK më 8 Tetor 2023. Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro.
Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 Gusht 2022.
Lajmi u bë me dije nga vetë avokati, ndërsa është publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Strasburgut.
Avokati Dorjan Matlia shkruan se arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK dhe se u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv sesa respektimi i standardeve evropiane.
Gjykata e Strasburgut në këtë rast ka urdhëruar shtetin shqiptar të paguajë një dëmshpërblim prej 500 Eurosh për zotin Gëllçi për dëmin jopasuror dhe 5,000 Euro për shpenzimet ligjore.
Klan NEws