Emërimi i Thomas Tuchel si trajner i Anglisë ka çuar në reagime të ndryshme nga mediat dhe tifozët, por tekniku i Manchester City, Pep Guardiola u ka bërë thirrje mbështetësve të kombëtares që ta mbështesin pa kushte gjermanin, pavarësisht kombësisë së tij.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Bayern Munich, Tuchel, është gjermani i parë që drejton tre luanet dhe i huaji i tretë që merr drejtimin pas suedezit Sven-Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello.

Edhe Guardiola ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e tre luanëve.

“Shikoni, nëse ka një gjë, që një qenie njerëzore nuk ndërhyn dot, është vendi ku ne kemi lindur! Ne nuk e vendosim atë. Nëna dhe babai vendosin në momente të caktuara! Do të doja ta mbështesja pa kushte Tuchel, sepse ai do të përfaqësojë vendin tuaj më së miri. Ai do të tregojë sa vlen me dijen e tij, mençurinë e tij, e do të bëjë më të mirën! Nëse fiton, do të vlerësohet dhe nëse ai humbet, ne të gjithë do të kritikojmë, por nuk ka rëndësi nëse është një menaxher i huaj apo jo!”

Sfida e radhës e Mançester sitit në Premier Ligë do të jetë në transfertë të dielën kundër Uolvs. Citysens janë të dytët në renditje, në kuotën e 17 pikëve, 1 më pak se sa Liverpuli kryesues, pas 7 javëve të luajtura.

Klan News