Prej kohësh flitet se mes motrave Libohova ka një krisje të marrëdhënies së tyre. Këto zëra lindën pasi motrat nuk shiheshin askund në praninë e njëra-tjetrës dhe madje nuk ndiqeshin as në rrjetet sociale, shenja këto që i bënë të gjithë të dyshojnë se mes tyre ka mosmarrëveshje.

Madje u vu re mungesa e Irmës kur Eranda u nderua me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i Madh”.

Në këtë moment kaq të shënuar dhe të rëndësishëm në karrierën e saj ishin prezentë, të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por si për çudi të të gjithëve mungoi motra e saj.

Duket se Eranda e ka një përgjigje për të gjithë këto zëra që kanë qarkullar lart e poshtë pasi së fundmi ka publikuar në InstaStory një foto nga viti 2015 së bashku me Irmën, duke gëzuar kështu të gjithë fansat e tyre./tvklan.al