I jepet sot lamtumira e fundit bilbilit të këngës kosovare, Nexhmije Parashurës.

Këngëtarja e mirënjohur do të varroset në vendin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës. Ajo ndërroi jetë ditën e Premte në moshën 86 vjeçare.

Siç raporton Klan Kosova, ceremonia mortore për përcjelljen në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:30.

Axhenda për homazhet dhe ceremoninë mortore:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës ./tvklan.al