Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë
Mbrëmjen e sotme ndërroi jetë aktori dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Ai është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare në banesën e tij në Tiranë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë.
Aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare lindi në Shkodër. Në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit, “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Ai e nisi karrierën si aktor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudio “Shqipëria Sot”.
Prej 1996-s deri në 2002-shin, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Shkodër.
Tv Klan