Një nga katedralet më të bukura të Francës është përfshirë nga zjarri. Lajmin për incidentin në katedralen gotike të qytetit francez të Rouen në Normandi e bëri të ditur vetë kryebashkiaku ndërsa nuk dha shkaqet e kësaj ngjarje.
Début d'incendie en cours sur la flèche de la cathédrale de @Rouen. Origine inconnue à ce stade. Tous les moyens publics sont mobilisés. Merci de faciliter leur intervention. pic.twitter.com/Lnu1vMrw5p
— Nicolas Mayer-Rossignol (@NicolasMayerNMR) July 11, 2024
Ndërtesa u pikturua disa herë nga piktori shumë i njohur Claude Monet në shekullin e 19-të. Të gjithë personat në katedrale janë evakuuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës që kanë vendosur rreth ndërtesës një kordon sigurie.
Imazhet e kapura nga mediat franceze tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej nga maja e ndërtesës dhe njerëzit në rrugë shikonin të tmerruar. Kjo skenë shumë francezëve u kujto zjarrin shkatërrues që përsfhiu katedralen Notre-Dame në Paris në vitin 2019.
Klan News