Një person ka humbur jetën, mijëra të tjerë janë evakuuar dhe një urë e madhe u shemb si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që përmbytën pjesë të mëdha të Queensland në Australi.
Një pjesë e autostradës Bruce–arteria kryesore e transportit në Queensland që shtrihet mbi 1600 km është dëmtuar rëndë për shkak të përmbytjeve duke ndërprerë rrugët kritike të furnizimit.
Shembja e urës Ollera Creek i ka lënë komunitetet të bllokuara dhe ka komplikuar përpjekjet e shpëtimit në një rajon tashmë të pushtuar nga përmbytjet. Vendasit kanë frikë nëse riparimi nuk përfundon së shpejti dhe furnizimet nuk arrijnë, raftet në tregje do të fillojnë të zbrazen së shpejti.
Gjithashtu edhe rrjetet e telefonisë celulare si dhe energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona.
Më shumë se 400 njerëz janë strehuar në qendrat e evakuimit emergjent, me mijëra të tjerë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi lumenjtë kanë arritur pikën kritike. Disa zona kanë regjistruar gati 1.3 milionë milimetër shi që nga e shtuna reshje shiu që bien në gjashtë muaj.
Lumi Herbert në Ingham është rritur në afro 15 metra, duke iu afruar niveleve katastrofike. Autoritetet paralajmërojnë se niveli i ujit mund të rritet në ditët në vijim, duke kërcënuar deri në 2,000 shtëpi. Në Townsville, një qytet me 200,000 banorë, janë lëshuar alarme duke paralajmëruar banorët në lagjet më të rrezikuara nga përmbytjet.
Meteorologët paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve dhe erërave mbetet i lartë. Sipas shkencëtarëve, këto mund të jenë një nga përmbytjet më të këqija të Australisë në më shumë se 60 vjet.
Klan News